Disa muaj më parë lajmi që tronditi mediat e huaja ishte ndarja e këngëtares Ariana Grande nga i fejuari i saj, Pete Davidson. Që prej asaj kohe, çdo dalje publike apo marrëdhënie e re e krijuar prej të dyve, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi Davidson është parë të shoqërohet me aktoren Kate Beckinsale. Kjo ka mjaftuar që individë të ndryshëm ta vënë në lojë Kate në rrjetet sociale.
Dikush i komentoi në një foto të sajën duke i thënë: “Jam i zhgënjyer me zgjidhjen tënde”.
Beckinsale nuk qëndroi pa reaguar duke i shkruar ndjekësit të saj: “Edhe unë jam shumë e zhgënjyer me mjekrën tënde, por nuk doja të ta thosha sepse kjo është pak jo e sjellshme”.
Siç duket çifti i njohur ka vendosur ta “mbrojë” marrëdhënien e tyre dhe pse kundër saj janë fansat e të dyve.
Pavarësisht se ndarja nga Grande ishte e bujshme, Davidson duket shumë i lumtur me lidhjen e tij të re./revistawho.com