Pas eksperiencës në fushën e prezantimit dhe modelingut, Najada Elmazi i është përkushtuar filmit si aktore dhe regjisore në të njëjtën kohë.
Së fundmi e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Elmazi ka treguar për projektin e saj më të fundit, të titulluar ‘Unë dhe Ti’, me regji të Luan Kryeziut dhe vetë Najdës.
Një nga temat që ky film prek është birësimi. Marrë shkas nga kjo, aktorja ka treguar se ka pasur dëshirë të birësojë një fëmijë, por familja e saj i ka dalë kundër dhe ka reaguar ashpër.
“Nuk më mbështetën dhe arsyeja ishte paragjykimi. “Nuk është fëmija yt”, më thonin. Nuk dua t’i përmend paragjykimet pasi janë ende tek tabutë”, rrëfeu Elmazi.
Një ndër arsyet që Najada nuk këmbënguli më shumë ishte karriera, e cila e penalizonte për t’i dhënë kohën e duhur fëmijës.
Ndonëse kjo temë gjithmonë ka hasur paragjykime në vendin tonë, ka qenë të ndryshëm personazhet publikë shqiptarë, të cilët birësuan fëmijë dhe e bënë këtë publike, ndër to mund të përmendim: Fjodora Fjora, Fatos Nano, Arben Ristani etj./revistawho.com