Që në fillimet e karrierës, Dafina Zeqiri ka qenë një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe të komentuara për shkak të stilit të saj. Duke qenë shumë aktive në rrjete sociale, Dafina nuk heziton asnjëherë të publikojë momentet e bukura që kalon në prani të shoqërisë së saj. Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një foto në ‘Instagram’ me mikeshën e saj më të mirë, Nora Hoxhën. Ajo çfarë ra në sy menjëherë dhe u komentua shumë nga fansat, ishte ngjashmëria e tyre. Ato u shfaqën me flokë të shkurtra dhe me baluke, por kontrasti i vetëm ishte ngjyra brune dhe ajo bjonde.“Ying & Yang”, ka shkruar Dafina në foto, duke përfaqësuar më së miri kuptimin e kësaj shprehjeje./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BuEGo67hoSR/