Mbrëmjen e djeshme Elita Rudi dhe reperi Gjiko provuan ndjesinë më të bukur në botë. Ata u bekuan me një djalë, duke u bërë kështu prindër për herë të parë. Gjatë këtyre ditëve urimet kanë qenë të shumta nga familjarët dhe miqtë e afërt, por sigurisht që emocionet më të forta i përjetojnë Elita dhe Gjiko. Një ditë pas lindjes reperi ka publikuar imazhet më të ëmbla familjare dhe ka ndarë me të gjithë ndjenjat si baba i një djali.
“Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin që na kape gishtin me dorën tënde të vogël na more zemrat rob për tërë jetën mua e mamit tënd, e cila të mbajti 9 muaj e u kujdes për çdo detaj që ti ta kishe sa më të lehtë në barkun e saj, me të cilën mburrem dhe jam krenar që është gruaja ime. Babi ju do shumë dhe do jetë gjithmonë pranë jush në çdo moment. Ju dua shumë”, – ka shkruar Gjiko përkrah fotografive. Pas lindjes Elita dhe Gjiko i kanë hapur Zërit edhe një profil në ‘Instagram’, që menaxhohet prej tyre. /revistawho.com