Kanye West e kemi parë të eksperimentojë shpesh me ‘look-un’ e tij dhe ja ka dalë mbanë të tërheqë gjithmonë vëmendjen.
Këtë herë ai ka arritur të kthejë kokat e të gjithëve, sepse ka guxuar më shumë se kurrë me pamjen e tij. Reperi është parë ditën e djeshme duke shkuar në zyrën e tij në Calabasas dhe menjëherë ranë në sy flokët. Kanye i kishte lyer me ngjyra të ndryshme dhe koka e tij ngjasonte me një ylber. Pavarësisht se ky model mund t’u duket shumë i çuditshëm të gjithëve, ndoshta Kanye sapo lajmëroi trendin më të fundit të flokëve për djem. /revistawho.com