Aktori i ‘Portokalli’, Bes Kallaku është identifikuar gjithmonë si “katunari i Fushë-Krujës” për shkak të roleve të tij në skenë. Megjithatë ky është më shumë një titull i vetëstimular, se sa i vënë nga të tjerët. Besi tregohet gjithmonë modest kur flet për veten duke thënë herë pas here se është ‘katunar’.
Por me një foto të postuar, aktori i humorit shihet shumë larg këtij pseudonimi. Ai duket mjaft në formë, i veshur me një kanatiere të bardhë dhe me tatuazhe në krah, duke ngjarë më shumë me një mashkull seksi.