Rita Ora bëri paraqitjen e saj në ‘Oscars’ me një fustan të zi shumë të hapur, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave, si dhe të fotografëve të pranishëm në event. Bashkë me Kendall Jenner dhe Miley Cyrus, Rita është renditur si një ndër personazhet e veshur më bukur gjatë mbrëmjes. Fustani i saj kishte një pjesë të tejdukshme, i cili të jepte mundësinë të shihje të brendshmet dhe korsenë. Ajo i kishte shtuar disa aksesorë pamjes së saj, si një varse dhe vathë të zinj gjigandë, bashkë me një çantë dore të vogël. Shumicën e kohës, Rita është shoqëruar nga emra të njohur të showbiz-it, si Rosie Huntingon-Whiteley. Kujtojmë që albumi i fundit i Ritës, “Phoenix”, pati shumë sukses dhe u rendit ndër më të dëgjuarit për vitin 2018./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BuThjr1nOcA/