Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Roza Lati reagon ashpër ndaj vajzave të ‘Instagram-it’: Jam njëra që i hapët barkun me fodullizma

27/02/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Roza Lati reagon ashpër ndaj vajzave të ‘Instagram-it’: Jam njëra që i hapët barkun me fodullizma

Roza Lati është një ndër personazhet më aktivë në ‘Instagram’ dhe shpesh e përdor këtë rrjet social si një mënyrë të mirë për të ndarë mendimet e saj me personat që e ndjekin. Moderatorja e njohur është gjithmonë shumë e drejtpërdrejtë dhe nuk e ka problem të godasë fort edhe disa fenomene të shoqërisë në tërësi. Së fundmi ajo është shprehur e shqetësuar me vetë mesazhet që vajzat transmetojnë përmes përshkrimeve që përdorin për fotot e tyre në ‘Instagram’. Ashtu siç është vënë re kohët e fundit, një pjesë e mirë e vajzave kanë filluar të përdorin një shprehje të shkëputur nga kënga e Ariana Grande “Break up with your girlfriend, i’m bored”. Rozës siç duket nuk i pëlqen aspak kjo gjë dhe nuk ka ngurruar të thumbojë publikisht vajzat që përdorin këto fjalë në përshkrimet e tyre të fotografive. Ajo ka thënë se e justifikon Arianën që transmeton një mesazh të tillë në këngët e saj, por është e patolerueshme për vajzat që e përdorin për qëllim tjetër.





Moderatorja ka shtuar se nuk është kundër publikimit të fotove seksi, por duhet gjetur një mesazh brenda normave për t’u transmetuar.


“S’jam kundër për foto ekstreme seksi, foto rebele. Trego veten tënde e dashur. Por në titull mbase më ‘cool’ ngjan një vajzë që shikon punën e saj dhe s’i plas për asnjë sesa këto…. ‘unë jam më e mirë se e dashura jote. Shiko se unë të ndaj ty nga ai djali direkt, të kthej në një ishe’. S’jam moraliste jam thjesht njëra që ja hapët barkun me këto fodullizma dhe tituj bombastik, duke parë si e nxirrni veten kaq k***a. Ma ka qejfi të bëj foto të bukura seksi…por do e vras mendjen mirë për titullin”, – ka shkruar Roza në ‘Instastory’.

Në rrjetet sociale nuk mund të gjenden modelet më të mirë për t’u ndjekur dhe rasti që sjell Roza është ndoshta një ndër shembujt më konkret. /revistawho.com

Tags: Ariana GrandeinstagramRoza Lativajzat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Pasi babai e kritikoi për videon, Bebe Rexha u kërkon fansave të mos flasin keq për të

Pasi babai e kritikoi për videon, Bebe Rexha u kërkon fansave të mos flasin keq për të








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera