‘Victoria’s Secret’ është një nga vendet më të mira në botë për të blerë të brendshme. Megjithatë, duket se firma nuk është duke kaluar kohë të mira dhe duke qenë se në disa vende nuk ka pasur një rritje në numrin e shitjeve, pronari L Brands, ka vendosur të mbyllë dyqanet jo fitimprurëse. Pothuajse 50 dyqane janë pranë mbylljes në Amerikën e Veriut dhe 3 të tillë në Kanada. Edhe pse stafi ‘Victoria’s Secret’ ka thënë se zakonisht mbyllin 12 dyqane çdo vit, vitin që kaloi iu desh të mbyllnin 29 të tillë. Nuk dihet ende se cilat do të jenë pikat që do të mbyllen, por jemi ende në pritje të detajeve. L Brands është shprehur se gjithçka analizohet në bazë të performancës aktuale dhe asaj në të ardhmen./revistawho.com