Ish-banorja e “Big Brother Albania” Xhensila Pere, në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi duke u tallur me Aurela Hoxhën dhe operacionet e saj plastike. Vajza që ka përfaqësuar Shqipërinë në konkurse bukurie ndërkombëtare e ka bërë duke përdorur disa aplikacione që deformojnë fytyrën, transmeton Telegrafi. “Aurela Hoxha e shartuar me kinez”, është mbishkrimi që ka lënë Xhensila sipër fotografisë. Aurela njihet si një nga femrat me më së shumti ndërhyrje kirurgjike të skenës shqiptare dhe fakti që asnjëherë nuk e ka pranuar ka bërë që të komentohet edhe më shumë.