Ditën e sotme Justin Bieber ka festuar 25-vjetorin e lindjes dhe mesa duket tashmë e ndjen veten plotësisht të rritur. Një burim pranë këngëtarit ka treguar për revistën ‘People’ se më në fund Justin ka gjetur lirinë dhe jeton jetën sipas dëshirave të tij. “Për herë të parë, Justin nuk është duke jetuar ashtu siç duan të tjerët që ai të jetojë. Ai vesh çfarë të dojë, bën çfarë të dojë. Për dikë që ka qenë gjithmonë i menaxhuar nga të tjerët është shumë lehtësuese. Qëkur ka qenë shumë i vogël Justin nuk ka pasur autonomi. Tashmë ai po shijon atë që të tjerët kanë shijuar gjatë kohës së gjimnazit, pavarësinë nga prindërit”, – ka treguar ky burim për ‘People’. Që në 2018 për Justin nisi një epokë e re në jetën e tij, duke qenë se ai vendosi të martohej me Hailey Bieber dhe të kujdesej për veten, kryesisht për shëndetin mendor. /revistawho.com