Lady Gaga ka qenë në qendër të vëmendjes falë performancës së saj epike të ‘A star is born’, por jo vetëm. Këngëtarja ka qenë viktimë e abuzimeve gjatë jetës së saj dhe fansat e dinë këtë gjë, ndaj janë zhgënjyer shumë nga bashkëpunimi i saj në muzikë me reperin R Kelly, i cili është akuzuar për dhunë seksuale.
Ndjekësit e Gagës i kanë kërkuar këngëtares një shpjegim si ka bashkëpunuar më një njeri të tillë, ndërkohë që vetë ajo e di se çfarë do të thotë të jesh viktimë e dhunës seksuale.
Nuk dihet ende se si do të jetë përgjigja e këngëtares së famshme lidhur me këtë temë./revistawho.com