Ka nisur të ketë shumë më tepër kujdes për pamjen e tij, drejtuesi i “Zonë e lirë” Arian Çani i cili si rrallëherë është shfaqur në ekran me këmishën “Cacharel”. Xhaketa e tij e zezë historike me bluzën po të zezë poshtë, dukeshin si pjesë e skenografisë, pasi Çani i ka veshur rregullisht për vite me radhë në emision. Mirëpo kohët e fundit, gazetari e moderatori karizamtik po përpiqet të përmirësojë pamjen. Ai ka humbur shumë kilogramë një kohë shumë të shkurtër dhe kjo ra së sy menjëherë. Edhe sonte, Çani tërhoqi vëmendje duke u shfaqur në “Zonë e lirë” për herë me këmishën e markës “Cacharel”, dhe me flokë shumë të shkurtër. Si ju duket?