Kur bëhet fjalë për lidhjet e tij romantike, Pete Davidson ka gjithmonë një shpjegim në emisionin e tij ‘SNL’. Kur u nda nga këngëtarja Ariana Grande, Pete bëri një shaka në lidhje me ndarjet publike dhe mesa duket, është duke e bërë sërish për lidhjen e tij të re me Kate Beckinsale. Nëpër media, Pete dhe Kate janë komentuar për 20 vitet diferencë që kanë midis tyre, kështu që moderatori e pa të arsyeshme të thoshte disa fjalë për të mbrojtur lidhjen e tij. “Pra, nëse keni pyetje për lidhjet me diferencë të madhe moshe, pyesni Leonardo DiCaprio, Jason Statham, Michael Douglas, Richard Gere, Jeff Goldblum, Scott Disick, Dane Cook, Derek Jeter, Bruce Willis, Harrison Ford, Tommy Lee, Alec Baldwin, Sean Penn dhe kushdo qoftë presidenti i Francës. Mel Gibson, Billy Joel, Mick Jagger, Sylvester Stallone, Eddie Murphy, Kelsey Grammer, Larry King, Larry King, Larry King, Rod Stewart, and Donald Trump”, u shpreh Pete në formë humori. Lidhja e Pete dhe Kate u bë zyrtare pak kohë më parë, kur u panë duke u puthur në publik. Sipas burimeve të ‘E!News’ të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe lidhja po shkon mirë./revistawho.com