Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT EKSKLUZIVE / Brenda shtëpisë së re të Afërditës dhe Jakub, “Who” zbulon pamjet fantastike

14/03/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Sapo është bërë nuse, Afërdita Dreshaj tregon çfarë pëlqen më shumë nga kjo gjë

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl tashmë kanë një fole të re për dashurinë e tyre. Çifti i ri, që jeton mes Europës dhe Amerikës, sapo kanë bërë një blerje luksoze në Michigan, SHBA, ku edhe janë njohur për herë të parë.





Jakub ka jetuar dhe punuar atje për 10 vite, ndërsa Afërdita ka një pjesë të dashur të familjes ende në Detroit: nëna dhe vëllai i saj, jetojnë aty. Fotoja e modeles dhe këngëtares me çelësat e shtëpisë së re në duar, bëri dje xhiron e mediave online, por “RevistaWho.Com”, ka mundur të sigurojë sot fotot ekskluzive nga shtëpia e tyre.


 

Siç duket qartë edhe në këto foto, hapësira e re, që do të kthehet në shtëpinë e çiftit vetëm në pak muaj të vitit, është goxha e bollshme, me një stil shumë të veçantë, në të cilën dominon e bardha dhe ngjyrat e tokës.

Një shtëpi plot dritë, me hapësirë të brendshme dhe të jashtme, që me siguri do të bëhet shumë e zhurmshme kur Afërdita dhe Jakub të bëhen prindër. Diçka që ata nuk po e mendojnë për momentin, por që ne po urojmë të ndodhë sa më shpejt.

 

Çifti në qershor të këtij viti festojnë 1-vjetorin e martesës dhe siç ka rrëfyer vetë Afërdita në intervistën ekskluzive për “RevistaWho.Com”, për momentin ata kanë vendosur të shijojnë njëri-tjetrin.

Pritet që gjatë verës së këtij viti, Afërdita Dreshaj të rikthehet në muzikë, por ende nuk ka një informacion konkret për këtë. Shumë shpejt ajo do të vizitojë Shqipërinë për realizimin e projekteve të saj dhe kështu do të kemi mundësinë që të mësojmë më shumë. / revistawho.com

 

Tags: aferdita dreshajEkskluzivefotoJakub KindlpamjeRevistaWhoShtepiaWho Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Pas surprizës në ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani falenderon Bietën me një dhuratë speciale

Pas surprizës në ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani falenderon Bietën me një dhuratë speciale








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera