Ditën e sotme, djali i vetëm i familjes Kardashian, Rob, feston ditëlindjen e tij të 37-të. Vajza e tij 2-vjeçare, Dream, ka menduar t’i bëjë atij një dhuratë të vogël, duke organizuar një festë surprizë. “Dreamy donte të organizonte një festë surprizë për babain e saj përpara se të largohej për të takuar mamanë. Ditëlindja e babait të saj është të dielën, por ajo mblodhi kushërinjtë e saj për të festuar”, ka shkruar Khloe në ‘Instastory’. Dream ishte futur totalisht në shpirtin e festës, madje Khloe u shpreh se ajo dinte të organizonte një festë në mënyrë perfekte, duke filluar nga dekorimi e deri tek lista e të ftuarve. Edhe pse kjo festë nuk është si festat gjigande që jemi mësuar të shohim nga familja Kardashian-Jenner, mund të themi që është ndër më të veçantat, duke qenë se është organizuar nga Dream për babain e saj, Rob./revistawho.com