Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bora Zemani flet për divorcin dhe lidhjen e re: Besoj ende tek dashuria

17/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Bora Zemani flet për divorcin dhe lidhjen e re: Besoj ende tek dashuria

Më në fund, Bora Zemani i ka dhënë përgjigje dilemave të publikut në lidhje me karrierën dhe jetën e saj personale. Moderatorja e njohur ka qenë sot e ftuar në emisionin ‘E Diell’ në ‘Top Channel’ ku ka prekur temën e ndarjes nga bashkëshorti. Divorci i saj bëri bujë dhe prej kohësh u kthye në kryefjalën e mediave shqiptare, por sot Bora u shpreh për herë të parë se si ka qenë kjo periudhë për të. “Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes. Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain. Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara”, është shprehur moderatorja. Mirëpo, gjatë intervistës nuk kanë munguar dhe ngacmimet për thashethemet që qarkullojnë në lidhje me marrëdhënien e Borës dhe aktorit të humorit, Donald Veshajt. Ajo mundi të dalë nga situata, pasi përgjigjet e saj e kanë konfuzuar Edi Manushin dhe Ervin Kurtin akoma dhe më shumë. “Pas orësh 12 unë fle me Arborin se është ende i vogël”, u shpreh Bora duke qeshur. Moderatorët e kanë pyetur dhe në lidhje me destinacionin e pushimeve verore dhe moderatorja zbuloi se do të jetë ‘sa andej-këtej’, ku dhe Vlora nuk do të mungojë si destinacion. Kujtojmë që dhe Donaldi është nga Vlora, megjithatë duhet të presim fillimin e sezonit dhe të shohim se kush do të jetë shoqëruesi i moderatores./revistawho.com






Tags: bora zemaniflet per divorcinlidhjen e re
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
Next Post

Këngëtari shqiptar flet për bashkëshorten, zbulon si nisi gjithçka 19 vjet më parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera