Fibrat optike dhe sensorët e dritave elektronike janë shumë familjare për ne. Fituesit e çmimit “Nobel” për fizikën – Charles Kao, 78 vjeç, i lindur në Shangai, Willard Boyle, 85 vjeç, kanadez dhe George Smith, koleg i Boyle në Laboratorët Bell (SHBA) – duket se është dhënë me qëllim çmimi për të na kujtuar se bëhet fjalë për teknologji të sofistikuara, thuajse fantastiko-shkencore. Në të vërtetë, duhet të mrekulloheni çdo herë që e përdorim. Rrjeti i fibrave optike, që sot mbështjell botën, është i gjatë sa perimetri i planetit tonë, i shumëzuar me 25 mijë: deri tridhjetë vjet më parë shtrohej pyetja nëse njerëzimi do të arrinte ndonjëherë të bashkonte dy pjesë fibrash optike. Sensorët optikë të quajtur CCD (Charge Coupled Device), nxorën nga funksioni filmat dhe lastrat të cilat janë zemra e aparateve fotografike dixhitale dhe kushtojnë vetëm disa dhjetëra euro.
Në fillim ishin shumë të kushtueshme dhe përdoreshin vetën në telekamerat e anijeve hapësinore dhe te teleskopët. “Stërgjyshet” e fibrave optike, fije xhami ose polimerësh të hollë, sa një qime ku të dhënat udhëtojnë nën formën e impulseve të ndritshëm, kanë lindur në Anglinë viktoriane, për të ndriçuar shatërvanët publikë dhe pastaj u aplikuan në gastroskop, një mjet që mjekët e përdornin për të eksploruar kavitetin e stomakut. Në vitin 1955, i rishpiku Narinder Kapany, kërkues me origjinë indiane që punonte në “Imperial College” në Londër. Por, në fillim ishin vetëm një ekstravagancë teknologjike, nga e cila përfituan arkitektët dhe dizenjatorët. Shpikja e lazerit dhe fibrave optike, gjithmonë e më shumë eficiente për transferimin në distanca të mëdha të impulseve të dritës, i hapën rrugë përdorimit të fibrave optike në fushën e telekomunikacionit. Kjo është edhe merita e Charles Kuen Kao që u nderua me çmimin “Nobel”. Eksperimenti i parë i telekomunikacionit me fibra optike u bë në vitin 1966 në laboratorët e kompanisë telefonike amerikane ITT. Fibrat optike janë shumë transparente. Sasia e informacionit që mund të kalojë në fibrat që gjenden sot në përdorim, i kalon 50 miliardë bajt për sekondë, d.m.th sa përmbajtja në 50 mijë libra. Një fibër optike e vetme, e hollë sa një fije floku, është e mjaftueshme për të siguruar gjithë trafikun telefonik mes Europës dhe Amerikës.
Digicom prej 2014 sjell teknologjinë më inovatore të Charles Kao dhe George Smith në sektorin e teknologjisë dhe telekomunikacionit. Gjithashtu ka sjellë për herë të parë në familjet shqiptare internetin 100% me fibër optike duke ofruar shpejtësi, cilësi dhe stabilitet, telefonata me cilësi më të lartë të transmetimit të zërit dhe IPTV multifunksionale.
Për të lundruar në internet me shpejtësinë e dritës zgjedhja e vetme është Digicom! /revistawho.com