Adam Levine është shpallur mashkulli më seksi në botë disa vite më parë dhe sot vazhdon të jetë po aq simpatik sa dikur. Me rastin e ardhjes së 40 vjetorit të lindjes, këngëtari ka folur për këtë temë në ‘The Voice’ ku u shpreh se ndihet më i ri, më pak i pjekur dhe më i bukur. “Ndoshta kam lindur i vjetër dhe tani po rinohem”,-u shpreh këngëtari me shaka, ndërsa deklarata e tij nuk kaloi pa vëmendje nga mediat.
Adam është martuar me modelen Behati Prinsloo para 5 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve, përkatësisht 2 vjeç dhe 13 muajsh. Vetë bashkëshortja e tij është shprehur në intervista më të hershme se Levine është një baba shembullor dhe një bashkëshort perfekt. /revistawho.com