Nëse keni menduar t’i propozoni partneres tuaj, apo thjesht të kaloni disa pushime me të larg të gjithëve, duhet të kërkoni për vendet perfekte. Shpesh herë kemi dëgjuar për Francën si ndër vendet më romantike, por sipas studimeve, Venecia është cilësuar si vendi i 1 më romantik në botë. Kjo nuk mbaron me kaq, pasi ka dhe shumë vende te tjera që ndoshta nuk i keni menduar ndonjëherë si të tilla. Ato mund t’i gjeni në këtë listë të përgatitur nga ‘Cosmopolitan’.
- Venecia, Itali
Kush nuk do të donte të provonte me partnerin e tyre një xhiro me kanoet e famshme? Në Venecia, do ta keni super të thjeshtë t’i thoni “Po” një propozimi.
- Paris, Francë
Po e dimë, të gjithë jemi të surprizuar që Parisi nuk ishte në vendin e parë.
- Hawaii, SHBA
Në momentin kur sheh perëndimin në Hawaii, e kupton që ke zgjedhur vendin perfekt për një ‘arratisje në çift’.
- Bahamas
Na besoni, do të donit ta vizitonit këtë vend me partnerin tuaj. Nuk mund të humbisni plazhet me rërë rozë, mundësinë për të notuar me derrkucët apo mundësinë për të parë detin më blu.
- Vanua Levu, Fiji
Nëse jeni një person që i adhuron vendet ekzotike apo aventurat, Fiji do të jetë perfekt për ju.
- Në shtëpi
Jeni të stresuar apo të lodhur nga pushimet? Propozimi në shtëpi është po aq romantik sa në çdo vend tjetër.
- Bali, Indonezi
Vizitoni çdo vend, bëni zhytje apo takohuni me majmunët që ndodhen aty. Me siguri, do të jetë një nga eksperiencat më të bukura.
- Las Vegas, SHBA
Nëqoftëse doni të martoheni sa më shpejt, në Las Vegas mund ta bëni këtë menjëherë sapo të fejoheni.
- Edinburgh, Skoci
Të vizitoni Skocinë duhet të jetë patjetër në listën tuaj. Në Edinburgh mund të gjeni vende perfekte për ngjitje, apo thjesht për të parë qytetin nga sipër.
- Sydney, Australi
Një tjetër vend perfekt, ku dhe mund të planifikoni martesën tuaj. Gjatë fluturimit, do të gjeni dhe ‘wi-fi’./revistawho.com