Shpeshherë kemi parë emrat apo fytyrat e personazheve të njohur si tatuazh në trupat e fansave të tyre, apo postera nëpër muret e dhomave, por rrallë foto të ngjitura në makinë. Një surprizë të tillë ka marrë ditën e sotme Fatma Methasani nga një fans i saj. Moderatorja simpatike ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet se dikush ka ngjitur në xhamin e pasmë të makinës foton e saj dhe të Unikkatilit. Fatma e surprizuar nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë këtë gjë dhe të falenderojë fansin e saj.
“Ja dhe makina më e bukur në qytet! Kushdo qoftë autori faleminderit! Këtë po që nuk e kam imagjinuar të ndodhte ndonjëherë”, – ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.
Fatma Methasani prej kohësh drejton një nga emisionet më të ndjekura nga brezi i ri, “Fun Day”. Falë energjisë së saj dhe pozitivitetit që përçon Fatma është kthyer në një ndër moderatoret më të pëlqyera dhe këtë gjë e tregojnë vetë faktet si kjo surprizë e bukur. /revistawho.com