Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, shumë shpejt pret të festojë përvjetorin e parë si baba i një vajze. Në 10 prill të 2018-s bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, solli në jetë vogëlushen e tyre, Bella. Pak nga pak po afron 1-vjetori i vajzës dhe Valdrini duket shumë entuziast për festën që do të organizohet. Duke qenë se ai është stilist i shquar nuk është e habitshme që ka gjetur veshjen e vajzës gati 3 javë para. Sahiti ka treguar për të gjithë se është kujdesur në detaje për pamjen e vajzës së tij për 1-vjetorin. Në një fotografi të postuar në ‘Instagram’ duket se Bella do të vishet për ditëlindjen e parë kokë e këmbë me ‘Gucci’. Valdrini ka zbuluar se ka zgjedhur për ditëlindjen e saj një fustan dhe një palë këpucë të së njëjtës firmë.
Gjatë këtij 1 viti si baba i një vajze, Sahiti ka treguar se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht dhe tashmë duket se është i plotësuar në çdo aspekt. Ndërkohë kujtojmë se dy vite më parë Valdrini kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me Edita Ramadanin në një ceremoni shumë private në Las Vegas. /revistawho.com