Rreth një muaj më parë Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një djalë, të cilin vendosën ta pagëzonin me emrin Zëri. Pas lindjes, Elita dhe Gjiko organizuan një festë të ëmbël mirëseardhje për vogëlushin në shtëpinë e tyre. Por mesa duket kjo nuk do të jetë festa e vetme për lindjen e Zërit, sepse çifti i njohur kanë vendosur të organizojnë një tjetër më madhështore. “Prive” ka mësuar se ditën e nesërme do të mbahet një festë në Pejë ashtu siç e do tradita. Për më tepër Zëri është nipi i parë në familje dhe sigurisht që gëzimi për ardhjen e tij në jetë është akoma dhe më i madh. Gjatë këtij një muaji Elita dhe Gjiko kanë treguar se si prindër të rinj ja kanë dalë mbanë më së miri, sepse kanë qenë shumë të përkushtuar ndaj djalit. Çifti i njohur i showbizit në shtator të 2018-s kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /revistawho.com