Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të martuar prej 60-vitesh, çifti që na tregoi se dashuria nuk njeh moshë

23/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Të martuar prej 60-vitesh, çifti që na tregoi se dashuria nuk njeh moshë

Dashuritë e vërteta ekzistojnë dhe këtë na e treguan mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Hurma dhe Fadili të cilët ishin të martuar prej 60-vitesh. Ata ishin njohur në moshë tepër të re dhe midis tyre kishte lindur një dashuri që i ka rezistuar kohës edhe sot.
Hurma në studio na rrëfeu dashurinë që Fadili ndiente për të, kujdesin që shfaqte ndaj saj dhe se asnjëherë nuk kishte pasur debate dhe zënka midis tyre. Madje Fadili bëhej xheloz dhe ndiente mungesën e saj kur Hurma nuk ndodhej në shtëpi. Ajo tregoi se nuk ishin ndarë asnjëherë dhe se kudo që udhëtonin, ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Për të falenderuar Fadilin që kishte qenë një bashkëshort dhe baba shumë i mirë, Hurma kishte vendosur që t’i bënte një surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Hurma iu drejtua Fadilit me këto fjalë: “Kemi rritur sëbashku 7 fëmijë dhe të falenderoj që më ke qëndruar pranë dhe më ke bërë të lumtur. Sot të kam ftuar që të të festoj 80-vjetorin e lindjes që ta kesh kujtim nga unë dhe nga fëmijët.”
Moderatorja Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë për çiftin, por që ta fitonin duhet t’i jepnin përgjigje të njëjta disa pyetjeve. Hurma dhe Fadili e kaluan me sukses sfidën dhe fituan një udhëtim në qytetin e Stambollit të cilin e pëlqenin shumë. Surpriza e fundit që programi kishte rezervuar për Fadilin ishte festimi i 80-vjetorit të lindjes.






Tags: dua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
Vajza e Tom Cruise kopje e tij, i habit të gjithë me ngjashmërinë që ka me të atin

Vajza e Tom Cruise kopje e tij, i habit të gjithë me ngjashmërinë që ka me të atin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera