Së fundmi Justin Bieber ka rënë pre e akuzave se ka ndikuar negativisht për mbylljen e një kanioni islandez. Një agjenci mjedisi ka njoftuar se kanioni do të mbyllet për shkak të shqetësimit se mund të ketë një fluks të madh vizitorësh deri në muajin qershor. Në vitin 2015 Justin ka xhiruar videon “I’ll show you” në kanionin islandez, i cili më parë nuk ishte vend popullor.
Tashmë që këngëtari e ka reklamuar njerëzit janë dyndur drejt tij dhe për këtë shkak është vendosur që të mbyllet, që mjedisi përreth të mos dëmtohet nga vizitorët.
Pavarësisht se të gjithë ja kanë drejtuar gishtin Justin për këtë gjë, duket se këngëtari nuk është shqetësuar aspak. Ai është fotografuar ditën e sotme duke u relaksuar në një park në Kaliforni bashkë me qenin e tij.
Këto kohë Justin nuk ka qenë aspak mirë nga gjendja emocionale, por siç duket nga fotografitë e sotme ai ndjehet më mirë dhe i qetë. /revistawho.com