Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Majlinda Bregu në një rrëfim për jetën dhe postin e ri në Sarajevë: Nuk është e lehtë të qëndroj larg familjes

25/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Majlinda Bregu në një rrëfim për jetën dhe postin e ri në Sarajevë: Nuk është e lehtë të qëndroj larg familjes

Majlinda Bregu prej pak kohësh mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Për shkak të kësaj pune, Majlindës i është dashur të zhvendoset në Sarajevë, vend në të cilin ka një shtëpi dhe zyrë të re. Së fundmi emisioni “My Living” ka udhëtuar drejt Sarajevës, për një rrëfim ekskluziv të Bregut për jetën e saj të re. Majlinda ka hapur dyert e shtëpisë së re, në të cilën ajo jeton me qira, por duket se është e mobiluar me një stil shumë modern.





Ajo ka treguar se konkurroi për të fituar vendin e ri të punës, që për të thënë të vërtetën nuk është aspak i lehtë, për shkak se i duhet të qëndrojë për shumë ditë larg familjarëve të saj. Bregu ka rrëfyer se as për të e as për fëmijët dhe bashkëshortin nuk është e lehtë të jetojnë larg njëri-tjetrit, por deri më tani ja kanë dalë mbanë. Për një grua kaq të suksesshme të gjithë jemi kuriozë se cili është personi që admiron dhe që e ndjek si shembull dhe për Majlindën duket se janë disa.


Ajo ka treguar se admiron nënnë e saj për gjithë pozitivitetin që përçon, babain për përkushtimin ndaj familjes dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe prindërit e bashkëshortit. “Më kanë bërë habi prindërit e tim shoqi. Thosha si ka mundësi njerëz që kanë vuajtur në burgje, në internime, i kanë masakruar, i kanë vrarë vëllezërit dhe nuk kanë parë vëllain se është arratisur, kanë pasur një vullnet dhe dëshirë për të parë përpara. Këtë mungesë të sensit të hakmarrjes nuk e shoh as tek im shoq. Pra në njerëz të ndryshëm gjej vlera të ndryshme”, – ka thënë ajo. Kujtojmë se Majlinda Bregu është nënë e dy fëmijëve dhe pak vite më parë ka pasur poste të rëndësishme në politikën shqiptare. /revistawho.com

Tags: familjajete e reMajlinda Bregusarajeve
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
Një ditë në jetën e Bleonës, prindërit dhe qeni të pranishëm kudo

Një ditë në jetën e Bleonës, prindërit dhe qeni të pranishëm kudo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera