Djali i Patris Berishës dhe Tunës, Tian, është vetëm 2 vjeç e megjithatë duket se është një fëmijë shumë i talentuar. Ditën e sotme, Patrisi ka publikuar një video të djalit të tij ku duket me një mikrofon lodër në dorë dhe duke kënduar disa nota muzikore. Në video dëgjohet qartë që Tian nuk e shqipton dot shkronjën ‘R’, megjithatë kjo gjë nuk e ndalon argëtimin e tij. Nuk është hera e parë që Tuna dhe Patrisi zbulojnë pamje të tilla të Tian, pasi para pak kohësh ato publikuan një video ku dukej duke i rënë një daulleje dhe krijonte një ritëm interesant. Tian ka trashëguar 2 gjëra shumë të mira nga prindërit e tij, talentin me instrumentet si babai dhe zërin si mamaja. Kujtojmë që së fundmi Tuna lançoi albumin e saj të parë, të cilin ia dedikoi djalit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bvb56kllrYq/