Këngëtari i njohur Mateus Frroku ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Pasditja ime’ me gazetarin Eraldo Rexho. Gjatë intervistës ai ka ndarë disa nga të rejat më të fundit nga jeta e tij e ndër të tjera ka treguar dhe historinë e tatuazhit që Frroku ka në krahun e tij të djathtë.
Mateus ka pohuar se pasi është nervozuar me një prej shokëve të tij të kursit shumë vite më parë, ka goditur një xham. Shenja e mbetur në krah e ka nxitur këngëtarin të bëjë një tatuazh që jo qëllimisht do të mbulonte shenjën, por do e motivonte pozitivisht për më vonë. Frroku ka thënë gjithashtu, se ndonjëherë është mirë të ndodhin situata të tilla, pasi njeriu provon frikën, dhimbjen dhe sakrificën për t’u rikthyer sërish atje ku ishte.
Përveç kësaj, 28-vjeçari tregoi gjithashtu se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri./revistawho.com