Arbenita Ismajli është një nga modelet shqiptare, e cila momentalisht po vazhdon karrierën e saj në Angli, ku dhe duket se ka shumë sukses. Si një shqiptare e rrethuar nga të huaj, sigurisht nuk mund të mos t’i tregojë atyre disa nga ‘zakonet’ apo gjërat tona të preferuara. Gjatë përgatitjes për sete fotografike, Arbenita duket me 2 miqtë e saj të huaj dhe i mëson atyre se si të hanë fara. Këtë e ka treguar vetë modelja shqiptare nëpërmjet një videoje në ‘Instastory’. “Duke i mësuar si të hanë fara”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se Arbenita është kthyer shpejt ne një ndër personazhet më të përfolura në showbiz-in shqiptar, për shkak të lidhjes me reperin shqiptar, Feron./revistawho.com