Aktorja 45-vjeçare, Kate Beckinsale është shprehur në lidhje me marrëdhënien e saj me Pete Davidson për ‘Los Angeles Times’. Ajo tha se është surprizuar nga reagimet e publikut kur u zbulua se ata ishin në një lidhje. Beckinsale tha se nuk kishte qenë asnjëherë më parë në një lidhje me një njeri 20 vjet më të vogël se vetja dhe se po mundohet ende të mësohet me këtë situatë.
Ajo ka shtuar se edhe pse jo të gjithë e kanë aprovuar apo simpatizuar lidhjen e tyre, ata kanë kaluar kohërat më të bukura së bashku dhe e kanë shijuar romancën me njëri-tjetrin./revistawho.com