‘Dy Gisht Mjaltë’ pati premierën e shumëpritur në fund të muajit mars. Komedia romantike mori vëmendjen e të gjithëve pasi aktorë protagonistë janë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Ndonëse në jetën reale ata e konsiderojnë njëri-tjetrin si motër e vëlla, i është dashur që gjatë xhirimeve të shkëmbejnë disa puthje.
Ditën e sotme Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Trokit’ në ekranin e ‘InTv’, ku ka treguar si ka reaguar djali i tij, Joeli, kur ka parë pjesën ku ai puthet me Elvanën: “E kishim në mes. Ishte Ami, djali dhe unë. Ishte duke parë atë momentin dhe më sheh mua. I thashë është film babi, është film”.
Kujtojmë se ‘2 Gisht Mjaltë’ ka korrur një sukses shumë të madh deri tani, duke thyer rekordet e shitjeve të biletave në vendin tonë./revistawho.com