Ava Max, këngëtarja e hitit ‘Sweet but Psycho’, është një tjetër artiste me origjinë shqiptare që po korr sukses në skenat ndërkombëtare. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ‘Phoenix’ ku ka folur rreth karrierës së saj, Shqipërinë, si dhe fëmijërinë e vështirë. “Ndihem vërtetë shqiptare. Jam me fat që vij nga një vend me femra të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar bashkëshortëve të tyre dhe unë e kam parë këtë gjatë rritjes dhe më ka pëlqyer. Kam qenë e bekuar. Shpresoj që përmes muzikës, ta ndaj këtë me dikë që vërtetë nuk ka pasur diçka të tillë në jetë”, është shprehur Ava Max. Këngëtarja gjithashtu ka rrëfyer se për shkak të origjinës së saj, është ndjerë e refuzuar dhe jashtë kornize. Nëna dhe babai i 25-vjeçares kanë emigruar drejt Amerikës vite më parë dhe sipas saj, ajo ka qenë larg tyre deri në moshën 10-vjeçare. Tani, Ava është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe albumi i saj i parë do të publikohet së shpejti./revistawho.com