Adelina Tahiri festoi ditëlindjen e 27-të ditën e djeshme dhe dhuratat që mori nga bashkëshorti i saj arrinin çmime marramëndëse. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Adelina rrethohet nga luksi, pasi ajo publikon shpesh herë në ‘Instagram’ veshjet dhe udhëtimet e saj të shtrenjta. Së fundmi, ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku duket djali i saj i vogël Joni duke luajtur me çantat e saj të firmave ‘Fendi’, ‘Louis Vuitton’, ‘Channel’ etj. Pavarësisht se këngëtarja mundohet ta largojë djalin e saj nga garderoba, duket se Joni është i vendosur ta ‘shkatërrojë’ të gjithë dollapin e çantave. Vetëm 8-muajsh, por duket se Joni ka filluar të lëvizë nëpër shtëpi duke bërë rrëmujë./revistawho.com