Ronela Hajati ka sjellë gjithmonë projekte të veçanta, me një frymë ndryshe nga ajo që mbizotëron në tregun muzikor shqiptar. Për këtë arsye ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut vendas, por siç duket edhe atij të huaj. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Mirage”, Ronela ka zbuluar se së shpejti do të shfaqet në një televizion portugez. Ajo ka treguar se është ftuar për një intervistë televizive në një nga emisionet më të ndjekura në Portugali. Përveç kësaj, Ronela tha se mund të realizojë edhe një këngë me drejtuesen e emisionit që është një ‘showgirl’ e njohur atje.
Megjithatë ajo ka shtuar se ky është një projekt në diskutum e sipër, ndaj nuk mundet të tregojë më tepër. Ronela nuk ka mundur të anashkalojë edhe çështjen e shumëdiskutuar për romancën e saj me Young Zerka. Këngëtarja tha se Zerka është një djalë me shumë vlera, pozitiv, i drejtë, me zemër të madhe dhe me një karakter që vështirë ta gjesh tek kolegët artistë, por edhe tek njerëz të tjerë.
Kur u pyet nëse mes tyre ka më shumë se miqësi Ronela u përgjigj: “Ne flasim, s’është se s’flasim”, duke lënë sërish gjithçka në hije. Së fundmi ajo ka publikuar këngën “Pa dashni”, që brenda pak ditësh arriti me mijëra shikime në platformat muzikore. /revistawho.com