Të rrish në shoqërinë e Ermal Mamaqit, qoftë edhe nëpërjet rrjeteve sociale, nuk ngopesh me të qeshura. Aktori i humorit ka postuar një foto teksa shihet i veshur me xhupin e Era Istrifit që ka tek klipi i këngës “Bonbon”. Ermali, i ulur në tavoline me laptop përpara, tregon se po punon, duke shkaktuar mjaft hilaritet tek ndjekësit e tij me pamjen që ka marrë.
Në fakt, Ermali nuk është hera e parë që kopjon Erën, pasi vetë disa javë më parë moderatori shqërndau një video, ku shihej jo vetëm i veshur si këngëtarja në klip, por edhe duke kërcyer si ajo.