Arbenita Ismajli dhe Fero po përjetojnë një romancë në largësi momentalisht. Modelja po ndjek karrierën e saj në Angli, ndërsa Fero në Shqipëri, megjithatë gjatë pushimeve gjithmonë i sheh së bashku në vende të ndryshme të botës. Ditën e sotme, Arbenita ka publikuar një video të vjetër me reperin, ku shfaqen krah njëri-tjetrit në Hamburg. Menjëherë pas kësaj videoje, ajo ka publikuar një foto të çiftit të njohur të filmit vizatimor ‘Pocahontas’, duke e krahasuar kështu lidhjen e saj me kukullat e njohura. Arbenita, me tiparet e saj të errëta dhe flokët e gjata duket tamam si Pocahontas, ndërsa Fero si i dashuri i saj, John. Me fotot e bukura dhe dedikimet nëpër komente, çifti është kthyer menjëherë në ndër më të preferuarit e showbiz-it shqiptar./revistawho.com