Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lajmi i mirë për adhuruesit e “Produkt 28”, Fabian Basha zbulon se ka gjasa për rikthim

10/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lajmi i mirë për adhuruesit e “Produkt 28”, Fabian Basha zbulon se ka gjasa për rikthim

“Produkt 28” ka qenë një nga grupet e preferura të publikut nga viti 2002 e deri në periudhën kur tre artistët: Fabian Basha, Turjan Hyska dhe Alban Kondi, ishin aktivë në muzikë. Ata kanë prodhuar hite të shumta gjatë atyre viteve dhe shumë këngë vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji nga adhuruesit e grupit muzikor. Shumë fansa kanë kërkuar që grupi të rikthehet sërish në skenë, por asnjëherë nuk ka pasur një përgjigje nga ana e tre pjesëtarëve. Ditën e sotme, Fabian Basha, ka dhënë një sinjal se ndoshta në të ardhmen tre djemtë mund të bashkohen sërish. I ftuar në emisionin “Ditë e re” ai ka thënë se ata nuk u shkrinë asnjëherë si grup, por vendosën të bënin një pauzë. Kur u pyet nëse e kanë menduar të rikthehen edhe njëherë, Fabiani tha se asnjëherë nuk i dihet.





“Muzika ka ndryshuar shumë. Nëpër botë nuk ka më grupe muzikore djemsh. Një gjë që më jep shpresë është se rikthimi i ‘West Side Family’ u prit shumë mirë nga publiku. Njerëzit kanë akoma nostalgji për atë periudhë. Nuk i dihet kurrë” , – ka thënë Fabi. Ai ka shtuar se me djemtë e grupit vazhdon të ketë marrëdhënie miqësore, pavarësisht se kanë angazhime të shumta. “Produkt 28” u bë shumë i njohur në fillim me këngën “Trokas” në “Kënga Magjike” dhe më pas prodhoi hite të tjera si: “Fama”, “Shqipe”, “Tre shokët”, “Missi im” etj. /revistawho.com


Tags: alban kondifabian bashagrup muzikorprodukt 28rikthimTurjan Hyska
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!
Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 
Breaking News

“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 

23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!
Breaking News

“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!
Breaking News

Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!

23/12/2025
Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”
Breaking News

Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”

23/12/2025
“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!
Breaking News

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!

23/12/2025
Next Post
Bebe Rexha injoron këngëtarin e njohur pasi e ftoi në festën e ‘Grammy Awards’: Nuk i shkruajta më

Bebe Rexha injoron këngëtarin e njohur pasi e ftoi në festën e ‘Grammy Awards’: Nuk i shkruajta më








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera