Pak javë më parë, Justin Bieber ndau me të gjithë fansat një shqetësim të madh që lidhej me shëndetin e tij. Këngëtari i njohur tregoi se do të shkëputej për pak kohë nga muzika, për të trajtuar disa probleme. Ndër të tjera ai shprehej se muzika është shumë e rëndësishme për të, por asgjë nuk vjen para shëndetit dhe familjes. Ditën e sotme Justin ka treguar se po vazhdon të luftojë fort për të qenë sa më mirë me shëndet. Ai ka publikuar në rrjete sociale një ‘selfie’, në të cilën shkruante: “Çdo ditë po bëhem më mirë…po rikthehem…asnjëherë nuk do ndaloj së luftuari”. Ai ka shtuar se kjo ka qenë një ndër periudhat më sfiduese në jetën e tij.
Në media janë publikuar shpesh foto të tij duke qarë dhe është përfolur se Justin ka probleme me depresionin. Kujtojmë se vitin e kaluar ai kurorëzoi me martesë lidhjen me Hailey Baldwin, e cila është mbështetja më e madhe për të. /revistawho.com