Estela Ujka është një nga ‘bloggeret’ më të njohura në vendin tonë. Ajo ka fituar vëmendjen e të gjithë ndjekësve me stilin e saj mjaft modern. Së fundmi Ujka ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites ‘Ftesë në 5’, ku ka rrëfyer detaje rreth jetës dhe ‘bloggut’ të saj.
E pyetur nga Bieta Sulo se çfarë nuk mungon asnjëherë në çantën kuletë në një mbrëmje, një shkëlqyes buzësh, një pako me orbit apo karta e kreditit, Estela u përgjigj duke thënë: “Unë zakonisht mbaj buzëkuqin, pudrën dhe diçka ‘cash’”.
Kjo përgjigje e ‘bloggeres’ nuk ka kaluar pa të qeshurat dhe duartrokitjet e publikut.
Kujtojmë se Estela ndan herë pas here më të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’, momente të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe kombinimet e veshjeve të cilat frymëzojnë gjithmonë shumë vajza./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BwSQ1zCnR0H/