Julka Gramo e ka nisur ditën me një pyetje drejtuar të gjithë ndjekësve në ‘Instagram’. Krahas një fotoje të një palë çizmeve në ngjyrë gold ajo lë të kuptohet se i pëlqen shumë ky model dhe më pas pyet ndjekësit nëse ndajnë të njëjtin mendim me të.
Një foto të të njëjtave këpucë ka publikuar edhe Kylie Jenner disa orë më parë, duke treguar se e adhuron këtë model.
Megjithëse moderatorja e njohur dhe ylli televiziv nuk kanë shumë të përbashkëta në stil, në këtë pikë mendimet e tyre janë bashkuar. Ky model është disi i pazakontë dhe jo shumë i thjeshtë, por me çizme të tilla në këmbë nuk do kalonte askush pa u vënë re. /revistawho.com