Djali i Ledina Çelos feston 8-vjetorin e lindjes dhe emocionet që po përjeton e gjithë familja janë të mëdha. Vendi që kanë zgjedhur për të festuar ditën speciale është ‘Disney Land’. E gjithë familja është nisur drejt Parisit nga ku kanë pritur ndërrimin e orëve për të uruar Erlisin.
Krahas një fotoje të shkrepur gjatë vizitës në parkun më të madh të lojërave në botë, Ledina ka shkruar fjalët më të ëmbla për djalin. “Sot 8 vite më parë ti i dhe kuptim jetës sime Erlis”,-ka shkruar këngëtarja, duke përmbledhur me një fjali emocionet e saj. Ledina është nënë edhe e një vajze më të vogël, momente krah së cilës i ndan shpesh me ndjekësit në ‘Instagram’. /revistawho.com