Ndonëse pa një çmim Oscar kasti i filmit “Shok”, kthehet krenar si të vetmit që çuan Kosovën në akademinë më prestigjioze të filmit në botë, duke i rikujtuar edhe njëherë botës krimet që përjetoi populli kosovar.
Sipas një njoftimi nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ekipi i “Shok”-ut arrin nesër në Aeroportin e Prishtinës në orën 17:50.