Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të lidhur…me natyrën! Njihuni me bashkëpunimin më të ri midis ALBtelecom, Bashkisë së Tiranës dhe UNICEF

19/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Të lidhur…me natyrën! Njihuni me bashkëpunimin më të ri midis ALBtelecom, Bashkisë së Tiranës dhe UNICEF

ALBtelecom do të jetë me ju edhe gjatë shëtitjeve pranë liqenit artificial, përmes mbulimit me Wi-Fi falas të parkut më të madh të Tiranës.





Të gjithë qytetarët që vizitojnë parkun e liqenit tashmë mund të lundrojnë në internet, të ndajnë foto me miqtë në rrjetet sociale, të kontrollojnë postën elektronike, apo të dëgjoj në muzikën e tyre të preferuar perms Wi-Fi falas, të mundësuar nga ALBtelecom.


Por jo vetëm kaq! Nisma e quajtur”Friendly Wi-Fi” është një hap i rëndësishëm në një përpjekje për të parandaluar fenomene si bullizmi kibernetik si dhe mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online.

Kjo nismë u promovua dje, gjatë një shëtitje në park për të testuar përdorimin e shërbimit më të riWi-Fi, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. ErionVeliaj, Drejtorit të Përgjithshëm të ALBtelecom, z. Tahsin Yilmaz si dhe përfaqësues të UNICEF në Shqipëri.

Si pjesë e strategjisësëALBtelecom për të sjellë internet për të gjithë, z. Yilmaz ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re qëështë një vlerë e shtuar e një kryeqyteti modern si Tirana, duke premtuar vijimin e projekteve të tilla. “Cilido qoftë roli ynë, qëllimi i përbashkët është të përmirësojmë stilin e jetës, të përmirësojmë jetën tonë”, tha ai.


“Pas donacionit të infrastrukturës së Wifi në Sheshin Skenderbej në maj të vitit të kaluar, ky është kontributi ynë i dytë për qytetarët e Tiranës dhe Bashkinë. Ky bashkëpunim kaq intensiv me dy projektet Wifi falas në dy zonat më të frekuentuara të qytetit flet vetë për përkushtimin tonë. Dëshirojmë të ftojmë këdo për të lundruar në internet me cilësinë më të mire.” – përfundoi Yilmaz.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj shpjegoi për qytetarët e Tiranës këtë vazhdimësi të nismës së Bashkisë për dështuar sa më shumë zona publike ku qytetarët,por sidomos fëmijët, mund të kenë mundësinë  të shfrytëzojnë falas internetin në cilësinë më të lartë të tij, duke qenë njëkohësisht më pranë natyrës. “Lajmi i mirë është se kushdo që ka një celular, në vend që të qëndrojë në shtëpi, i zhytur në kolltuk apo në divan, mund të vijë dhe të lundrojë falas në internet tek liqeni. Me Albtelecom-in ky është projekti ynëi 40-të, po është i dyti i këtij lloji, pas sheshit “Skënderbej”,ku ke mi hapësira që ofrojmë internet falas në natyrë”, tha Veliaj.

Interneti falas që do të përdoret përgjatë pedonales në buzë Liqenit, por edhe ai tek sheshi “Skënderbej”, janë të filtruar “internet friendly”,i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia.

Ky projekt është një shembull i vazhdimësisë së projekteve të njëpasnjëshme të ALBtelecom në kuadër të përgjegjësisë sociale për komunitetin.

Në ngritjen e infrastrukturës së ofrimit të shërbimit të internetit Wi-Fi, janë vënë në dispozicion pajisjet më avangardë. ALBtelecom do të vijojë me projekte të ngjashme për të qenë gjithmonë e më pranë qytetarëve, në përmbushje të misionit të saj për të sjellë internet për të gjithë. /revistawho.com

Tags: albtelecoBashkia Tiraneliqeni artificalwifi falas
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Next Post
Robert Berisha publikon foton e 20 viteve në parë, me siguri do ta keni të vështirë ta njihni

Robert Berisha publikon foton e 20 viteve në parë, me siguri do ta keni të vështirë ta njihni








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera