Majk dhe ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka, u bënë prindër për herë të parë gjatë vitit 2018. Teksa mediat ndiqnin çdo veprim të këngëtarit në lidhje me djalin e tij, nisi një sherr publik midis reperit dhe Majlindës. Ky sherr zgjati disa ditë, pasi kjo e fundit pretendonte se Majk nuk e ndihmonte aspak atë në shpenzimet e fëmijës, nuk kujdesej për djalin e tij dhe as nuk donte ta takonte. Megjithatë, muajt kalojnë, vogëlushi i tyre rritet dhe mesa duket, marrëdhënia e Majk me Roanin e vogël është forcuar, kështu që dhe Majlinda ka lënë pas mosmarrëveshjet e vjetra. Ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e Roan, i cili menaxhohet nga Majlinda, ku vogëlushi shfaqet pranë babait të tij dhe të dy duken shumë të lumtur. Nuk ka munguar dhe reagimi i fansave në komente, ku thonin se duan t’i shohin të tre si familje. Nuk e dimë me siguri se kush ka qenë fotografi i këtij momenti, por ky veprim tregon se Majk dhe Majlinda tani kanë një marrëdhënie të mirë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BwcSBWyDfni/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1eemftgapv88f