Pak kohë më parë, ish-partneri i Khloe Kardashian, Tristan Thomspon, e tradhtoi atë me mikeshën e saj, Jordyn Woods. Skandali bëri bujë dhe e gjithë familja Kardashian mori vëmendjen e mediave të huaja dhe jo vetëm. Ndoshta mund të mendoni se pas gjithë urretjes që mori nga publiku, Tristan do qëndronte në qetësi, por jo. Sipas raportimeve, ai ka vazhduar jetën e tij dhe është lidhur me shumë modele. “Tristan ka vazhduar të dalë nëpër party dhe të festojë me miqtë e tij. Ai është lidhur me shumë vajza dhe kudo që shkon, ka modele ‘Instagram-i’ rreth tij. Nuk duhet të surprizohemi, kjo është mënyra e tij e jetesës”, është shprehur një burim për ‘UsWeekly’. Përpos jetës së tij, ai vazhdon të përpiqet të kalojë kohë me vogëlushen e tij, True. Kujtojmë që pas skandalit, Khloe e ftoi Tristan në festën e 1-vjetorit të True dhe e injoroi atë totalisht./revistawho.com