Bukuroshja nga Kosova, Adelina Tahiri, u bë nënë për herë të parë me një djalë të quajtur Jon, pasi kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin maqedonas, Serjoza Markov. Tahiri ndan herë pas here me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’, momente të ndryshme pranë vogëlushit, i cili tashmë merr shumicën e kohës së këngëtares. Se fundmi ajo ka publikuar një video ku duket se Jon sapo ka nisur të qëndrojë në këmbë, ndonëse është vetëm 7-muajsh. Mesa duket Joni ka nisur të hedhë hapat e parë, ndaj Adelina është shumë e lumtur për këtë fakt dhe ka preferuar ta ndajë me të gjithë. Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi Tahiri ka pohuar se shumë shpejt do të rikthehet në muzikë me projekte të reja të cilat është ende duke i përgatitur./revistawho.com