Almeda Abazi shumë shpejt pret të sjellë në jetë një djalë dhe të bëhet nënë për herë të parë. Bukuroshja shqiptare është në muajin e 9-të të pritjes së ëmbël dhe siç duket po e pret me padurim ardhjen në jetë të vogëlushit të saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër në të cilën shihet barku i fryrë dhe Almeda duke pritur. “Hajde vogëlush…tik tak…po pres për ty”, – ka shkruar Abazi bashkangjitur videos.
Gjatë këtyre muajve Almeda ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe ka ndarë shpesh fotografi me ndjekësit e saj. Së fundmi në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaWho.Com’, ajo ka zbuluar se djali i saj do të mbajë emrin Efehan dhe në momentin që do të lindë do t’i flasë vetëm shqip. Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është e martuar prej 2 vitesh me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman. /revistawho.com