Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe përjeton sërish emocionet e ‘Eurovision-it’ dhe i rikujton Jonidës këshillën e saj

23/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela Gaçe përjeton sërish emocionet e ‘Eurovision-it’ dhe i rikujton Jonidës këshillën e saj

Jonida Maliqi prej pak javësh ka nisur turneun në mbarë Europën për prezantimin e këngës së saj, “Ktheju Tokës” me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në ‘Eurovision’. Këngëtarja është pëlqyer shumë nga fansat e festivalit europian dhe së fundmi ishte e pranishme në Madrid të Spanjës. Një televizion spanjoll kishte përgatitur një video të shkurtër me të gjitha performancat e mëparshme të artistëve shqiptarë në ‘Eurovision’ për të prezantuar Jonidën dhe këngën e saj. Kjo video e ka bërë nostalgjike Aurela Gaçen, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2011 me këngën “Feel the pasion”. Ajo ka treguar se me këtë video përjetoi sërish të njëjtat emocione si në skenën e ‘Eurovision-it’. “Sërish emocione nga ‘Eurovision-i’. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur ketë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes tonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga ‘Eurovision-i’, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo!”, ka shkruar Aurela.





https://www.instagram.com/p/Bwl-kvYgKkp/

Më pas ajo i ka rikujtuar Jonidës këshillën që i ka dhënë që në fillim, që të shijojë çdo sekondë të kësaj eksperience. Kujtojmë se Jonida Maliqi do të ngjitet për herë të parë në skenën e ‘Eurovision-it’ në datën 16 maj, në gjysmëfinalen e dytë. /revistawho.com


Tags: aurela gaceemocioneeurovisionJonida Maliqikeshille
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Tani Rezarta ka miken më të mirë, Hera e mbron mamin edhe para babit

Tani Rezarta ka miken më të mirë, Hera e mbron mamin edhe para babit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera