Sportistja e njohur, Serena Williams është dhe një nga mikeshat më të ngushta të Meghan Markle. Ajo jo vetëm ishte e pranishme tek ‘babyshower-i’ i dukeshës, por madje ishte ajo që e organizoi. E keni menduar ndonjëherë si është të organizosh diçka që të jetë e përshtatshme për një pjesëtar të familjes mbretërore? Serena ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për ‘Business of Fashion’ se ishte diçka shumë stresuese. “Këto gjëra kërkojnë shumë përkushtim. Unë jam tip perfeksionist dhe them gjithmonë ‘le ta bëjmë perfekte’”, është shprehur sportistja. Për të, ishte një situatë e tepërt, sepse ‘babyshower-i’ ndodhi në sezonin e ndarjes së çmimeve dhe Serena ishte ajo që prezantoi çmimin ‘Best Picture’ në ‘Academy Awards’. Pavarëisht kësaj, festa ishte e menduar deri ne detaje dhe e përshtatshme me vendin ku u organizua, në katin e fundit të një hoteli luksoz, ku vetëm një natë kushtonte 75,000 dollarë./revistawho.com