Momentalisht, Selena Gomez po mundohet që qëndrojë sa më larg mediave, madje ka limituar dhe fotot në rrjetet e saj sociale. Ajo publikon shumë rrallë, zakonisht kur ka projekte të reja muzikore. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ‘Coach’ në ‘podcast-in’ e tyre më të ri, ‘Dream It Real’ dhe ka folur mbi terapinë, pse nuk pëlqen ta quajnë të bukur dhe kur fansat e saj do të dëgjojnë albumin më të ri. “Nuk mendoj se njerëzit njohin zemrën time. Unë nuk di të trajnohem, si mund të më mësojnë një person se çfarë të them?”, është shprehur këngëtarja. Ajo gjithashtu ka folur mbi pamjen e saj të jashtme dhe për faktin se nuk pëlqen aspak të gjykohet bazuar mbi faktin se si duket. “Nuk më pëlqen kur njerëzit më gjykojnë nga pamja ime. Ndihem mirë kur djemtë më thonë ‘je e bukur’, por do vlerësoja më shumë një person që më do për atë që jam”, ka vazhduar ajo. Selena po përpiqet të qëndrojë e shëndetshme dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të qëndrojë sa më larg ‘Instagram-it’, pasi aty ka shumë promovime dhe reklama vitaminash. “Mendoj se më në fund, jam në një moshë që më pëlqen të qëndrojë vetëm”, ka përfunduar këngëtarja. Ajo gjithashtu ka lajmëruar se albumi i ri do të vijë në fund të këtij viti./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bv4q6GPAeML/